Letër e banorëve: Ministri Fazliu të merret me hapjen e kufirit Llojan – Miratoc, para atij të “Markova Noga” me Greqinë?!

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë në kuadër të programës për bashkpunim ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Greqisë propozoi si projekt strategjik ndërtimin dhe hapjen e pikës kufitare “Markova Noga” me Greqinë, që lidhet përmes Prespës. Për realizimin dhe bashkërendimin e këtij projekti është autorizuar ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu.

Hapja e vendkalimit kufitar paraqet nxitje të zhvillimit dhe bashkëpunimi në sferën e turizmit midis dy shteteve, ndërsa do të jetë edhe në funksion të intensifikimit të bashkëpunimit trilateral midis Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë”, ka theksuar Fazliu.

Por pas lajmit në INA lidhur me vendimin e tillë qeveritar, banorë të fshatit kufitar Llojan që lidhet me Luginën e Preshevës, kanë bërë thirrje që ministri Fazliu të lërë kufirin “Markova Noga”, por të merret me nevojën urgjente për hapjen e kufirit Llojan – Miratoc, pasi që është një kërkesë mëse 20 vjeçare, pas mbylljes së rrugës dhe kalimit dikur funksional që lidhte vendbanimet kufitare të rajonit të Likovës dhe Kumanovës me anën tjetër të Preshevës dhe vendbanimeve tjera të Luginës.

“Apelojmë që ky ministër të vjen këtu dhe të dëgjojë kërkesën tonë, që po has në veshë të shurdhër. Ta nxjerre propozimin në Qeveri dhe të jetë një prioritet sepse nuk mund të jetë prioritet kufiri Markova noga me kufirin Llojan – Miratoc, që ndikon në lëvizjen e lirë midis banorëve të të dyja zonave, por ulë edhe fluksin e kalimeve gjatë sezonit që krijohet në vendkalimin Tabanoc – Preshevë”, theksuan banorë të Llojanit, përmes një letre dërguar në adresën tonë.(INA)

Loading...