‘Lufta’ kundër bixhozit, Rama: 500 milionë euro u kthehen familjeve shqiptare (Video)

Shpërndaje

Duke folur për efektet pozitive që do i sjelli familjeve shqiptarë të prekura nga bixhozi, kryeministri Edi Rama tha se “në një llogari të përafërt, mbi 500 milionë euro shkojnë për llumin që financon ketë industri”.

“Tashmë kjo shumë do mbetet në familje për konsum. Këto para do futen në ekonominë e vendit. Do të krijohen biznese të tjera. Tregu do hapi biznese të tjera. Për ata që janë të punësuar, këta do hyjnë në kurset e kualifikimit. Ne do t’i trajnojmë dhe do t’i kualifikojmë, nuk është se mungojnë vendet e punës”, tha kryeministri.

Rama gjithashtu ka rrëfyer si asnjëherë më parë eksperiencën e tij të parë me bixhozin.
Ishte pyetja e moderatores Ola Bruko në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 që e ktheu shefin e qeverisë në vitin 1992. Kjo do të ishte hera e parë dhe e fundit që Edi Rama ka luajtur me lojërat e fatit.

“Kam luajtur njëherë bixhoz në vitin 1992 në Berlin. Isha duke ecur, atje luhej në rrugë. Ishte loja me tre kupa dhe një gogël, ishin turq ose arabë ata që luanin me kupa duke i ngatërruar. Ti vendosje 5 marka, 5 marka për mua ishin goxha në atë kohë. Nuk fitova, humba Thashë, unë nuk e bëj më këtë. Praktikisht të gjithë humbnin. Kur e hapi kupën nuk kishte asgjë. Elvisi e di shumë më mirë se sa unë. Ne shqiptarët na pëlqen ta sfidojmë fatin. Libri i shenjtë thotë mos u merr me baste”, tha kryeministri Rama.

Ndërsa Elvis Naçi u shpreh se “dëmi është shumë më i madh se sa dobia. Kur vesi është i madh, shoqëria duhet ta largojë me mençuri, asnjë nuk është engjëll. Me moral nuk funksionon. Ligji e dënon. Ligji është shume i domosdoshëm. Kjo është iniciativë e madhe”.

Sipas Naçit një elitë e vogël u pasuruan por një shumicë e madhe u varfëruan ekonomikisht.

“Është një guxim. Unë e përgëzoj kryeministrin për ligjin bekuar qofshin njerëzit e mire qe mendojnë per shqiptarinë”, tha Naçi.

Loading...