Maqedonia ia ‘kalon’ Turqisë: Pensionistët në Maqedoni do marrin vaksina falas, pensionistët në Turqi do marrin shtëpi falas, 300$…!

Shpërndaje

Sot kas pasur një lajm për pensionistët e Maqedonisë, për të cilët shteti ka ofruar vaksina falas vetëm për pensionistët që kanë pensione më pak se 14.000 denarë, shkruan fjala.mk

Njoftimi nga ministria e shëndetësisë:

Në të gjitha Qendrat e Shëndetit Publik në vend sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Për sivjet janë siguruar 41.000 doza të vaksinave. Për herë të parë këtë vit Ministria e Shëndetësisë, siç tha dje në pres konferencë ministri i kësaj Ministrie, Venko Filipçe, ka blerë 28.000 doza të vaksinave, të cilat janë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me një pension prej më pak se 14.480 denarë, domethënë me një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.

Ndryshe Presidenti i Turqisë ditë më parë ka paralajmëruar një sërë ndihma për pensionistët.

Më poshtë ju sjellim se çka fitojnë pensionistët në Turqi:

Rexhep Taip Erdogan në një vendim që ka sjellë në qeverinë e Turqisë ka sjellur një ligj, ku te moshuarit të cilët kanë kaluar 65 vite do t’u sigurohen shtesa dhe disa lehtësime të mëdha jetësore.

Ja çka u sollë në vendimin e Turqisë:

“Pleqëve që kanë mbi 65 vjet u siguron shtëpi falas, shërbime mjekësore falas, çdo muaj 300 dollar, shkuarje në Haxh falas”./albazone.info/

Loading...