Maqedonia mbulohet nga bora

Shpërndaje

Reshjet e borës kanë mbuluar pothuajse gjitha rrugët në shtet. Nga LAMM informojnë se në vendet më të larta është në fuqi ka hyrë edhe ndalesa për kamionë. Nga ora 18.10, rruga Berovë- Vinicë është ndërprerë për të gjitha makinat.

“Sot në orën 16:30 është ndaluar lëvizja e automjeteve të rënda përgjatë maleve të Pletvar, për shkak të reshjeve të mëdha të borës”, thonë nga LAMM.

Fillimisht në Strazhë ishte e detyrueshme të përdoren pajisjet e dimrit për të gjitha automjetet, por në orën 16:50 është ndaluar qarkullimi i kamionëve për shkak të reshjeve tët borës.

Për kamionët është ndërprerë edhe qarkullimi përgjatë rrugës Drenovë- Prilep.

Komunikacioni në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë po zhvillohet pa ndërprerje.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në pikë kalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Loading...