“Marrëveshja e Ohrit, pjesë e preambulës”
Marrëveshja e Ohrit, me ndryshimet e propozuara në draft-amendamente, do të përfshihet edhe në Preambulën e Kushtetutës së vendit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev i cili ditë më parë deklaroi se një gjë e tillë ishte e panevojshme.
Marrëveshja kornizë e Ohrit është plotësisht e përfshirë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë kurse argumenti që u dha në gjithë këtë debat me deputetët dhe këtu në qeveri ishte se kur tashmë është hapur Kushtetuta është radha që të përfshihet edhe Marrëveshja kornizë e Ohrit si element kontituiv sepse kjo është pjesë e konstituimit tonë dhe kushtetutës tonë dhe në fund vendosëm që duhet të mbetet.” – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër
Partitë politike shqiptare në opozitë, nga aspekti historik, këtë e konsiderojnë si një hap pozitiv, megjithatë vlerësojnë se kjo nuk përmirëson pozitën juridike të shqiptarëve në vend. Përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit në Preambulë vërteton njohjen e shqiptarëve si popull i 20-përqindëshit. Për këtë ata kërkojnë pranimin e propozimeve të tyre për avancimin e pozitës së popullit shqiptar.
Kjo është çështje deklarative. Marrëveshja e Ohrit ka qenë e inkorporuar në Kushtetutë. Amendamentet nga viti 2001 janë pjesë e Kushtutës së vendit dhe e shohim se ato amendamente nuk ofruan zgjidhje në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, në realizimin e të drejtave të shqiptarëve, në barazimin e plotë të shqiptarëve në Maqedoni. Shqiptarët kanë qenë si popull i 20% dhe jo më kot ne me amendamentet dhe me propozimet që i ofruam deri te Qeevria si propozues i autorizuar i draft-amendamenteve kërkuam që të hiqet ky 20%.” – theksoi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa
Sa i takon dimenzionit politik dhe juridik, vlerësojmë se një marrëveshje politike mes maqedonasve dhe shqiptarëve do ta përforconte elementin shqiptar edhe në kuadër të kushtetutës aktuale ku ne si Aleancë për Shqiptarët do të prononcohemi për këtë. Vlerësojmë se në aspektin e dimenzionit historik mban që të jetë Marrëveshja e Ohrit krahas elementit Republika e Krushevës dhe të KAÇKM-së.” – u shpreh Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët
Në Preambulë, përveç që propozohet të përfshihet edhe Marrëveshja e Ohrit, krahas Republikës së Krushevës dhe Referendumit të 8 shtatorit të vitit 1991, ndryshohet edhe një pjesë tjetër që ka të bëjë më KAÇKM-në. Fjala “vendimet E KAÇKM-së” ndryshohet me “shpalljen e mbledhjes së parë të KAÇKM-së”, sepse sipas pushtetit, kështu është e pakontestueshme nga Greqia.
Propozimet për ndryshime të Preambulës
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas, si dhe qytetarët që jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vllah, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak dhe të tjerë, duke e marrë përgjegjësinë për të tashmen dhe të ardhmen e atëdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe falënderues ndaj paraardhësve për viktimat dhe përkushtimit në angazhimet e tyre dhe luftën për themelimin e shtetit të pavarur dhe sovran Maqedoni dhe të përgjegjëshëm para gjeneratave të ardhshme për ruajtjen dhe zhvillimin e gjithçkaje që është e vlefshme nga trashëgimia e pasur kulturore dhe bashkëjetesë në Maqedoni, të barabartë në të drejtat e tyre dhe detyrime për të mirën e përbashkët – Republikën e Maqedonisë së Veriut – në pajtim me traditën e Republikës e Krushevës dhe shpalljen e Mbledhjes së parë të KAÇКМ-së deri te populli maqedonas për mbledhjen e KAÇKM-së dhe Referendumin e 8 shtatorit vitin 1991, Marrëveshjen e Ohrit, e konstituojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut si të pavarur, shtet sovran, me synimin që të vendoset dhe të përforcohet sundimi i të drejtës, të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë e qytetarëve, të sigurohet paqe dhe bashkëjetesë, drejtësi sociale, mirëqenie ekonomike dhe përparim i jetës private dhe të përbashkët, përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur në zgjedhje të lira dhe demokratike…/Alsat-M