Marrja e mandatit prej deputeti i Gruevskit, sot nis diskutimi në Komisionin amë

Shpërndaje

Me fillim prej ora 11:00, Komisioni për Çështjen e Mandatit dhe Imunitetit do të nis diskutimin për kërkesën e Gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, për shkak se i njëjti “nuk është i denjë për kryerjen e funksioni prej deputeti”, sepse është i dënuar me dy vjet burg në rastin “Tank”, transmeton Portalb.mk.

Për njoftimin e gjykatës, Komisioni ka afat prej 15-ditësh që të dalë me propozim deri te kryeparlamentari Xhaferi i cili mund të jetë: propozim vendim për marrjen e mandatit ose propozim për mosekzistim faktesh dhe argumentesh për marrje mandati. Pas kësaj, Xhaferi të njëjtin e vendos në seancë plenare të parë të ardhshmeI .

Shumica parlamentare nuk e ka 2/3 e votave, sepse 8 deputetët që votuan “për” hapjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e Prespës, kanë deklaruar se nuk do të votojnë “për” marrjen e mandatit të deputetit të Gruevskit.

LEXO: Xhaferi thotë se nuk ka shumicë parlamentare për marrjen e mandatit të Gruevskit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ka kompetencë ta komentojë aspektin juridik të çështjes, por sqaroi se edhe pse formalisht shumica parlamentare nuk i ka 2/3 e votave, ai është i obliguar që ta vendos në rend dite në seancë plenare.

“Formalisht, shumica parlamentare nuk e ka 2/3 e votave dhe mbi atë bazë unë si kryetari i Parlamentit mund të supozoj se nuk i kam 2/3 e votave, por e kam obligim ta nxjerr në rend dite në bazë të procedurave, në bazë të afateve që i parashtrojmë”, tha dje Xhaferi.

LEXO: Shumicë parlamentare nuk ka, por ekzistojnë dy mundësi që Gruevski të burgoset

Ndërkaq ekspertët juridik thonë se meqë nuk ka shumicë të 2/3 të votave, mandati nuk mund t’i merret deputetit Gruevski, dhe pasi që ai gëzon imunitet, nuk mund të burgoset.

Vetëm se në rast se shpërbëhet Kuvendi i Maqedonisë – ndërpritet mandati i deputetëve, dhe nëse kemi vendim gjyqësor në rast tjetër të Prokurorisë Speciale Publike në lartësi prej 5 vjetësh, atëherë Nikolla Gruevski do të mund të shkojë në Burgun e Shuto Orizarës. Megjithatë, dënimin prej dy vjetësh në rastin “Tank”, Gruevski do ta mbajë, pavarësisht se kur do të ndodh ajo.

Ndryshe, më 25 maj Gjykata Penale solli vendim për dënim me dy vjet burgim për ish kryeministrin dhe ish liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në rastin “Tank”.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror. Gruevski ka kërkuar nga Gordana Jankullovska të zbatojë furnizim publik për “Mercedesin”, ndërsa ajo e ka nxitur Gjoko Popovskin ta favorizojë kompaninë Mak Auto Star.

Në këtë rast procedura është veçuar për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për shkak të shtatzënisë.

Loading...