Mbahet seancë e re gjyqësore për rastin e 27 prillit

Shpërndaje

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezantimin e dëshmive të propozuara nga mbrojtja.

Në seancën e kaluar para gjykatës u pronocua i akuzuari Mitko Peshov, ndërsa ishin marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë, të propozuar nga mbrojtja.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të akuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Paraprakisht për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Sasho Markovskit procedura për të ishte ndarë dhe duhet që të vazhdoj pas një muaji.

Në mesin e të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe në sigurimi e Kuvendit si dhe disa artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por se nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski,
Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Loading...