Mediat serbe: Gruevski ka ikur nga Shqipëria në Hungari

Shpërndaje

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski me një pasaportë të rremë ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar në mbrëmje dhe ka arritur i në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku është pranuar në ambasadën hungareze. Nga mëngjesi i parë me anë të kompanisë Malev ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest, shkruan e përditshmja serbe, Politika.

Ndryshe në Maqedoni janë hapur shumë dilema të ndryshme se Gruevski me anë të shërbimit sekret serb ka kaluar kufirin me veturë nga Maqedonia në Serbi ku më pas ka ikur në Hungari.

Ende nuk dihet se si ka ikur ish kryeministri Nikolla Gruevski, por me ikjen e tij institucionet e vendit nuk kanë treguar seriozitet dhe gatishmëri për mos ikjen e tij. Pas ikjes së Gruevskit, shumë parti shqiptare kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe kërkuan zgjedhje të parakohëshme.

Loading...