Mehmeti: Shkolla serbe e propagandës ndër shqiptarët

Shpërndaje

Politikanët në Maqedoni, për ta shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve shqiptarë nga problemet aktuale dhe reale të tyre të cilat kërkojnë zgjidhje të ngutshme, u hapin dhe sugjerojnë atyre tema joaktuale, si për tallje: të vjelin fruta kur pemët çelin lule, apo t’i kositin livadhet dimrit!

Kur diçka nuk është në rend të ditës për t’u debatuar dhe zgjidhur, çfarë u duhen qytetarëve shqiptarë të hapen tema që nuk përkojnë as me kohën as me rëndësinë e tyre!

Shkollë të fortë propagande kanë mësuar këta politikanë nga „Veçernji novosti“ i Beogradit!

A nuk tha vetë ideologu serb, akademiku Dobrica Qosiq, se RRENA është thelbi i ideologjisë kombëtare serbe dhe çelësi i suksesit të tyre?!

Loading...