Mësuesi nga fshati Studeniçan ka rrahur dy nxënës!

Shpërndaje

Mësuesi i shkollës fillore në fshatin Studeniçan, Muas Ismaili i ka dhunuar dy nxënës.

Sipas deklaratës së nxënësve mësuesi ka filluar që t’i godet, pasi ato kanë pyetur se pse i ka dënuar me mos daljen e tyre, në pushimin ndërmjet orëve.

Sipas deklaratës së prindit të nxënësit të dhunuar, mësuesi i ka keqtrajtuar madje edhe i ka frikësuar ato: “Mësuesi në fillim u’a ka ndaluar pushimin, më pas njëri nxënës pyet se pse nuk do t’i lejojë që të dalin ne pushim, atëherë mësuesi Muas Ismaili, e godet atë nxënës para të gjithë klasës. Nxënësit tjerë fillojnë që të qeshin, mësuesi i revoltuar e thirr edhe një nxënës tjetër atij i thotë që t’i bëjë masazhë në shpatulla dhe gjatë asaj kohe e pyet, si do që të të ndëshkoj, me shpulla, me shqelma ose ndryshe” shprehet për Pa Censurë prindi.

Për këtë rast ishte i njoftuar edhe drejtori i shkollës fillore të Studeniçanit Idriz Shabani i cili në pyetejn tonë u përgjigj: “Kemi njohuri për këtë rast, mësuesit në fjalë i kemi dhënë vërejtje me shkrim pasi u dakorduam edhe me prindin e nxënësit të dhunuar” shpjegoi drejtori.

Raste të tilla ku mësuesit keqtrajtojnë nxënësit janë të shumta edhe pse ligji e ndalon në mënyrë kategorike keqtrajtimin e nxënësv, përsëri prezenca e dhunës nëpër shkolla është e dukshme./Pa Censurë

Loading...