Ministri Bekteshi sistemon familjarët e tij tek Fatmir Dehari në Komunën e Kërçovës (Dokument)

Shpërndaje

Ashtu siç kishte shkruar kohë më parë Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” për dyshimet për nepotizim të ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kësaj radhe ju jsellim dokument ekskluziv, në të cilin duket se si kryetari i Kërçovës dërgon në udhëtim zyrtar në Selanik të Greqisë, motrën dhe dhëndrin e ministrit Bekteshi.

Në aktvendimin që ka siguruar “Zhurnal” shkruan se Vlorë Bekteshi dhe Besim Sadiku të punësuar në Komunë e Kërçovës janë dërguar në udhëtim zyrtar në Selanik në kohëzgjatje prej datës 9-11 nëntor 2018.

Në këtë dokument, pa hyrë për qëllimin e udhëtimit zyrtar, konfirmohen emrat e familjarëve të Bekteshit se ata janë të punësuar në komunën e Kërçovës me çka vërtetohet se ministri Bekteshi duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe afërsinë me kryetarin Dehari, i ka punësuar në komunën e Kërçovës familjarët e tij.

“Zhurnal” kohë më parë pat sjellë listë me emrat e personave të cilat ishin të punësuar në institucione të ndryshme, pro që ishin familjarë të Bekteshit e që bie në kundërshtim me ligjin për konflikt interesash dhe nepotizëm.

Loading...