Ministri Lleshaj përcjell Ina Nukën në aeroport, biseda me nënën e polices (Video)

Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë i pranishëm në aeroportin e Rinasit për të përcjellë drejt Turqisë Ina Nukën, efektiven e plagosur rëndë në protestën e dhunshme të opozitës një ditë më parë para Kuvendit. 24-vjeçarja shoqërohet nga nëna e saj dhe një mjek i spitalit të Traumës.

Përpara hipjes në avion, Lleshaj ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me nënën e polices të cilës i ka kërkuar të bëhet e fortë sepse Ina do të bëhet më mirë. “Bëhu e fortë, sepse ajo na ka bërë ne në gjendje të fortë dhe do të bëhet mirë”, i drejtohet Lleshaj nënës së Inës e cila është në lot.

Policja e plagosur është nisur sot në mbrëmje për në Turqi ku do t’i mundësohet një ndërhyrje e specializuar për dorën e dëmtuar. Për kurimin e saj urgjent jashtë vendit ndërhyri vetë kryeministri Edi Rama i cili e vizitoi dy herë në spital ditën e djeshme.

Loading...