Ministrja Mila Carovska diskriminon shqiptarët me spotet televizive, partive shqiptare në pushtet nuk ju dëgjohet zëri

Shpërndaje

Ministrja e Punës dhe Politiks Sociale, Mila Carovska ka vendosur që përfundimisht të diskriminon shqiptarët në Maqedoni. Kjo vërehet edhe në spotin senziblisues të kësaj ministrie kushtuar rolit të prindit në familje. Spoti është përgaditur ekskluzivishtë me aktorë maqedonas, të interpretuar vetëm në gjuhën maqedonase. Gjuha shqipe,askund nuk figoron edhe pse spoti duhet të senzibilizohet edhe tek familjet me mbi 400.000 shqiptarëve në Maqedoni, ku një pjesë e madhe prej tyre nuk e njohin mirë gjuhën maqedonase, dhe nuk mund të kuptojnë mesazhin e këtij spoti televiziv shkruan portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE.

Ndryshe ministresha Carovska në bashkëpunim me funskionarët tjerë të LSDM-së dhe kryeministrin, Zoran Zaev pas një analize të thellë ku afro 10.000 familje shqiptare kanë përfituar ndihmën financiare sociale për fëmijët e tretë në vlerë prej 8300 denarë në muaj, derisa fëmiju të mbush 10 vjetë jetë, ka sjellë VENDIM që NDËRPRITET ASISTENCA SOCIALE PËR FËMIJËT E TRETË.

Në Parlamentin e Maqedonisë, LSDM-ja i ka votat që të miraton ndryshimet e ligjit edhe pa votat e partive shqiptare BDI. Lëvizja BESA, PDSH dhe Aleanca për shqiptarët. LSDM bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE në cdo kohë mund të votojnë ndryshimet e ligjit.

Deri më tani asnjë parti shqiptare, nuk ka reaguar se pse spotet senzibilzuese nuk janë edhe në gjuhën shqipe. Nuk ka reaguar as sektori civili, i cili ishte shumë aktive gjatë protestave të revulucion laraman të udhëhequr nga Zoran Zaev ne vitin 2014,që tani është kryeministër.

Loading...