Ministrja Mila Carovska: Ja pse u ndalua shtesa për fëmijën e tretë

Shpërndaje

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska i ka dhënë një intervistë Almakos, ku mes tjerash ka folur edhe për temën e shumë përfolur në opinion: ndalesën e ndihmave për fëmijën e tretë. Gjithashtu ajo sqaron në detaje rritjen e ndihmës 300 %, rritjen e të punësuarve që planifikohet në kopshte si dhe çështje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetesën sociale në Maqedoni. Për më tepër intervistën e plotë të ministres mund ta lexoni më poshtë.

Almakos: Pas dhjetë viteve nga zbatimi, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka sjell vendim për ta ndërprerë shtesën për fëmijën e tretë. Masa u tregua jo efikase, ose arsyeja e ndërprerjes së saj është mungesa e financave? Mbi cilën bazë është marr ky vendim?

Mila Carovska: Që të mos ketë manipulime të rënda me qytetarët që tashmë e shfrytëzojnë masën, fillimisht është me rëndësi që të them se shtesa për fëmijën e tretë edhe më andej do të paguhet për ato persona që e kanë fituar të drejtën dhe tashmë janë duke marr shtesën për fëmijën e tretë. Po ashtu, të drejtën e kësaj shtese do ta ketë secili që do të aplikojë në afat prej dhjetë muajve nga dita e kur do hyjnë në fuqi ndryshime ligjore. Pastaj vendosim kompensim për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë dhe e rrisim numrin e shfrytëzuesve të shtesave të fëmijëve dhe shtesave arsimore. D.m.th. masa nuk ndërpritet, por transformohet në një pako të vërtet sociale që do të mundësonte ndarje të drejt të mjeteve dhe ndihmë për kategorinë më të dobët të qytetarëve. Sipas këtyre ndryshimeve, për fëmijën e parë ndihma njëherit do të jetë 5.000 denar, për fëmijën e dytë 20.000 denar dhe për fëmijën e tretë 60.000 denar. Në mënyrë shtesë, të gjithë familjeve me të ardhura minimale dhe shfrytëzuesve të ndihmës sociale i mundësohet shtesa arsimore e fëmijëve. Këto shtesa deri më tani i kanë shfrytëzuar vetëm 3000 fëmijë, ndërsa pas reformës do t`i pranojnë 70.000 fëmijë.

Transformimi i shtesës për fëmijën e tretë bëhet pasi që edhe pse kanë kaluar 10 vite dhe janë harxhuar mbi 200 milion euro për realizimin e saj, ajo nuk i dha rezultatet e pritura. Nataliteti edhe më andej vazhdon që të bie, nga viti 2011 deri në vitin 2016 kemi rënie nga 13.3 % në 11.1 %. Reformën të cilën jemi duke e bërë, është me rekomandim të Bankës Botërore dhe e vlerësuar pozitivisht nga FMN-ja dhe me të në mënyrë direkte do të ndikojmë në uljen e varfërisë dhe sigurimin e kushteve më të mira për rritje dhe zhvillim të fëmijëve.

Almakos: Si i komentoni akuzat e partive politike shqiptare se shtesa për fëmijën e tretë ndërpritet vetëm për të dëmtuar bashkësinë etnike shqiptare?

Mila Carovska: Masa është e dedikuar për të gjithë qytetarët pa dallime të përkatësisë së tyre etnike dhe nuk shoh se si mund progresi i saj të dëmtojë vetëm një grup etnik. Maqedonia është shtet social e cila kujdeset në mënyrë të njëjtë për të gjithë qytetarët, pa dallime etnike. Masa transformuese do të jetë e pranueshme për të gjithë qytetarët në Maqedoni dhe gjatë pagesës nuk shikohet nëse dikush është shqiptar, rom, maqedonas, vlleh ose ngjajshëm. Ashtu si përmenda edhe më herët, ndryshimet për shtesën e fëmijës së tretë i bëjmë pasi që pas një dekade zbatim edhe më andej nataliteti bie. Madje nëse i shohim ndaras regjionet, do të vërejmë se në Regjionin e Pollogut në vitin 2011 nataliteti ka qenë 11.7 % ndërsa në vitin 2017 është ulur në 10.3 %. Rënie të natalitetit kemi edhe në pjesët lindore të Maqedonisë ku në vitin 2011 kemi shkallën prej 9.9 %, ndërsa në vitin 2017 8.3 %. Sipas këtyre të dhënave, është e dukshme se shtesa për fëmijën e tretë është masë jo funksionale dhe është e patjetërsueshme që të transformohet, me qëllim që t`i përgjigjemi nevojave reale të qytetarëve.

Almakos: Paralajmëruat se me reformën sociale do të ulet varfëria në Maqedoni. Ndihma sociale rritet për 300%. Po vendosni shtesën arsimore dhe atë për fëmijë. Nëse keni mundësi të na sqaroni çka nënkupton kjo gjë në praktikë?

Mila Carovska: Me kënaqësi mund që të ju them se jemi duke përgatitur një reformë gjithëpërfshirëse, e cila në tërësi do t`i ndryshojë dhe përmirësojë sistemet e ndihmës sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve. Kjo reformë në formë praktike nuk është reformë vetëm e ndihmës sociale, por koncept i plotë i mbrojtjes së qytetarëve dhe zhvillimit të pazarit të punës. Nga njëra anë do t`i ngremë qytetarët e kategorive të ulëta sociale mbi linjën e varfërisë, përmes rritjes së trefishtë të kompensimit. Nga ana tjetër, përmes punës së afërt me pranuesit e ndihmës do t`i motivojmë dhe rikualifikojmë që të kanë mundësi të punësohen dhe me këtë do të kemi kuadro të ri në treg. Kjo nënkupton se do të ndikojmë direkt në rritjen e numrit të qytetarëve punëtor dhe do të përfshihemi në zgjidhjen e problemit me mungesën e kuadrove, që është një problem i madh në Maqedoni. Prej se kur jam në krye të Ministrisë së punës dhe politikës sociale jemi duke i kushtuar kujdes të veçantë edhe mbrojtjes së fëmijëve, pasi që për ne çdo fëmijë është i rëndësishëm. Pikërisht për këtë, me reformën sociale edhe fëmijëve të pranuesve të ndihmës sociale edhe fëmijëve të familjeve me të ardhura të vogla i takojnë kompensime arsimore dhe fëmijërore.

Secila familje që i plotëson kushtet do ta marrë ndihmën e saj, e cila do të llogaritet varësisht prej rrezikut ku gjendet. Në praktikë kjo nënkupton se me reformën, një familje tipike katër anëtarëshe me dy fëmijë të vegjël do të marr 10.600 denar të ardhura të garantuara minimale. Shuma e tanishme që e merr një familje e tillë është 3.029 denar. Këtë shumë e marrin 70 % e shfrytëzuesve. Dallimin që do ta marrin me reformat është mbi 7.000 denar ose rritje prej 300 %.

Ashtu si përmenda më herët, me reformimin e sistemit të drejtave të mbrojtjes së fëmijëve, e drejta e shtesës së fëmijëve për herë të parë do të jetë e zbatueshme edhe për familjet me të ardhura të ulëta, dhe jo vetëm për shfrytëzuesit e ndihmës sociale. Kjo nënkupton se numri i fëmijëve që do të pranojnë shtesa të fëmijëve nga 3.200 shfrytëzues do të rritet në 73.500. Në mënyrë shtesë do të vendosim në të drejtë ri-shtesën për arsim, e dedikuar për fëmijët në arsimin fillor dhe të mesëm. Ai është i dedikuar për familjet me të ardhura të vogla dhe për fëmijët e shfrytëzuesve të ndihmës së garantuar minimale. Me këtë, numri i fëmijëve që do të pranojnë shtesën arsimore do të rritet nga 3.800 në 64.316.

Almakos: Përfshirja e fëmijëve të moshës parashkollore në kopshte është shumë i vogël. Çka jeni duke bërë për ta përmirësuar gjendjen e këtillë, por edhe në tërësi fotografinë e kopshteve në Maqedoni?

Mila Carovska: Jemi duke punuar në mënyrë të përkushtuar që secilit fëmijë t`i mundësojmë kushte për rritje dhe zhvillim më të mirë. Sidomos më gëzon fakti se para disa kohësh siguruam 30 milion euro nga Banka Botërore, para të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe kopshte. Me këtë buxhet jemi duke planifikuar që të ndërtojmë kopshte të reja dhe t`i zgjerojmë kapacitetet e tyre ekzistuese duke krijuar hapësira për 7.000 fëmijë plus. Përskaj kapacitetit në vazhdimësi do ta rrisim numrin e kujdestarëve të punësuar, por edhe pagat për to. Me këtë strategji për katër vite pres që numri i fëmijëve që shkojnë në kopshte të rritet në 50 %.
Pavarësisht prej mjeteve nga Banka Botërore, nga fillimi i mandatit tim deri më tani kemi hapur 11 kopshte, ndërsa deri në fund të vitit do të hapim edhe 13 kopshte të reja me çka vitin 2018 do ta përmbyllim me 24 kopshte të reja në tërë Maqedoninë. Gjithashtu, prej në një janari të këtij viti e deri më tani, MPPS ka siguruar pëlqim financiar për punësimin e mbi 1.000 personave prej të cilëve pjesa më e madhe prej tyre janë me afat të pacaktuar. Përveç që do ta fuqizojmë kuadrin po i rrisim edhe pagat në mbrojtjen e fëmijëve. Të gjithë 4300 të punësuarit, në pagën e muajit shtator që e kanë pranuar në muajin tetor kanë pasur rritje prej 5 %. Në mënyrë paralele me investimet në infrastrukturë, jemi duke investuar edhe në përmirësimin e cilësisë së arsimit parashkollor. Jemi duke punuar në një sistem të ri të licencimit dhe avancimit të cilësisë së programeve në kopshte. Arsimi parashkollor është kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe progresin e secilit fëmijë dhe me përmirësimin e saj ndërtojmë gjenerata të reja cilësore dhe shoqëri më të mirë.

Almakos: Jeni marr me zbatimin e procesit të deinstitucionalizimit për të cilën ka mendime të ndara në opinion. Me këtë proces fëmijët duhet që t`i lëshojnë objektet ku janë vendosur, ndërsa për ato që do të qëndrojnë duhet që të ketë kushte dukshëm më të mira për jetë dhe zhvillim. Shumë dilema ka hapur funksionimi i këtyre institucioneve deri më tani. Si po rrjedh procesi?

Mila Carovska: Procesi është duke rrjedhur më mirë se sa ishin pritshmëritë tona, më vjen mirë që rezultatet nga puna e jonë tashmë janë të dukshme. Të gjithë fëmijët nga jetimorja për kujdesin e fëmijëve me probleme sociale “25 maji” tashmë janë vendosur në shtëpi të vogla grupore, ndërsa numri i fëmijëve në institucionet e mëdha është rritur për 33.9 %. Qëllimi i ynë është që deri në vitin 2020 të gjithë fëmijët të moshës nën 18 vjeç në Maqedoni t`i nxjerrim nga institucionet e mëdha, që është ambicioze, por e arritshme.
Ngjarjet e pakëndshme që kanë ndodhur kanë qenë rezultat i një sistemi të rrënuar dhe praktika e vendosjes së fëmijëve në institucione. Personalisht mendoj se këto institucione janë gjëja më e keqe që mund t`i ndodh një fëmije. Atje në vend të kujdesit dhe përkushtimit marrin ngarkesa, e cila më andej sjell ngjarje të pakëndshme si ato që i kemi pasur. Këtë gjë jemi duke e zgjidhur nga rrënja përmes procesit të deinstitucionalizimit, gjegjësisht fëmijët t`i vendosim në shtëpi të vogla grupore, në vend të institucioneve të mëdha. Në këto shtëpi fëmijët ndjejnë atmosferën familjare si në shtëpinë e tyre, pasi që po i sigurojmë kushte të dinjitetshme për jetesë. Kjo është shumë me rëndësi për një zhvillim të drejt të fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në shoqëri. Vetëm në këtë mënyrë mund që të luftojmë kundër keqpërdorimeve të fëmijëve dhe ta zgjidhim këtë problem të frikshëm. Para disa kohësh, Qeveria e miratoi Strategjinë nacionale për deinstitucionalizimin e cila e bart emrin Timjanik, ndërsa Maqedonia mori lavdërata të sinqerta në sesionin e fundit të Komitetit të drejtave për persona me pengesa në Gjenevë për atë që e ka bërë deri më tani.

Almakos: Po punohet për aktualizim dhe promovim të nevojës prej më shumë familjeve kujdestare. A do të ketë risi në këtë drejtim?

Mila Carovska: Interesi për të marr nën kujdes fëmijë është shumë i madh, me çka dha kontribut edhe fushata “secili fëmijë meriton familje”. Përveç që e rritëm numrin e familjeve kujdestare, gëzohem shumë që me këtë fushatë kemi pasur sukses që të tërheqim profile të ndryshme të familjeve. Gjegjësisht nëse paraprakisht këtë gjë e kanë bërë kategoria sociale e personave që kanë marrë fëmijë për kujdes vetëm për shkak të parave, tani kemi familje që janë të siguruara mirë, por edhe persona nga jeta publike. Këto persona kujdesen për fëmijët nga dashuria, ndërsa motivi i tyre kryesor është që t`i ofrojnë shtëpi të ngrohtë dhe kujdes prindëror. Më gëzon fakti që më shumë njerëz janë duke treguar interes dhe kujdes për kategoritë sociale dhe fëmijët. Qytetarët tanë për nga natyra janë solidar, ndërsa ne si institucione këtë gjë duhet ta stimulojmë dhe t`i përfshijmë sa më shumë.

Almakos: Fëmijët lypsar për çdo ditë janë në rrugë. A keni ndërmarrë ndonjë gjë si ministri në lidhje me këtë?

Mila Carovska: Në lidhje me problemin me lypsarët duhet që në mënyrë të dukshme të jap kontribut reforma sociale. Pikërisht për këtë i kemi vendosur të drejtën e fëmijëve dhe të drejtën arsimore për të cilët kushti obligativ për të ardhur te paratë duhet që të jetë shkuarja në shkollë. Ulja e varfërisë, përmirësimi i kushteve sociale dhe bashkëpunimi i afërt me punëtorët social me familjet e këtyre fëmijëve do të jap kontribut për uljen e këtij problemi. Për heqjen e tërësishme të këtij problemi është e nevojshme një strategji e koordinuar e më shumë ministrive dhe institucioneve. Për rastet që janë në kompetenca tona janë duke intervenuar qendrat për punë sociale. Menjëherë pas vërtetimit se prindi e detyron fëmijën që të lyp, ose e shfrytëzon si lypsarë, sillet vendim për mbikëqyrje të përhershme dhe këshillim profesional të fëmijës dhe prindit. Ekipi profesional prindit ia tregon mangësitë në kryerjen e të drejtës prindërore, po ashtu edhe obligimet që i ka me të njëjtën. Në mënyrë shtesë, në Shkup, tashmë një kohë të gjatë funksionojnë disa qendra ditore, ku fëmijët nga rruga marrin shujtën ditore, larje, rroba të pastra, madje edhe edukim.

Almakos: Po vendoset pensioni social. Kush do të ketë të drejtën që ta shfrytëzojë?

Mila Carovska: Shteti duhet që të kujdeset për të gjithë qytetarët, prandaj vlerësoj se është e patjetërsueshme që financiarisht t`i përkrahim personat që janë në moshë të shtyrë, dhe për shkak të rrethanave në jetë nuk kanë arritur që të kanë të drejtën e pensionit të rregullt. Me ligjin tërësisht të ri e rregullojmë të drejtën e pensionit social, me të cilën do t`i japim siguri financiare më shumë se 4.000 qytetarëve. Të drejtën e këtij kompensimi do ta kanë të gjithë personat që i kanë mbi 65 vjeç, kanë stazh pune më pak se 15 vite, janë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe nuk kanë pronë. Në këtë mënyrë i mundësojmë jetë me dinjitet personave që e kanë ndërtuar shoqërinë tonë, por nuk kanë arritur që ta realizojnë të drejtën për pension, ndërsa nuk kanë burim tjetër të ardhurash prej të cilave mund që të mbaheshin.

Loading...