“Mos paguani te mjeku amë gjinekolog, ata ju marrin para në të zezë, inçizoni me telefon dhe shpërndajeni”

Shpërndaje

Një grua shtatzënë e revoltuar nga pagesa prej 200 denarësh tek mjeku amë gjinekolog thotë se parat që marrin ata janë në të zezë. Ajo thotë se e ka inçizuar me telefon duke ia dhënë 200 denarë dhe rastin e ka lajmëruar në inspektoratin shëndetësor, raporton TS.

“SUPER SKANDAL që askush nuk merret, isha tek mjekja ime gjinekologe e cila punon me librezë, për shërbimin pagova 200 denarë! TURP TURP, a ka be inspektoriat që merret me këto mjek abuzues?! A pak ju duken paratë që merrni nga Fondi po na merrni plus para, kjo është e jashtligjshme, isha e denoncova po sa do merren masa! E kam xhiruar me telefon ku motra më kërkon para do të u’a dërgoj, por dua edhe gratë tjera të më ndihmojnë ju lutem… MOS PAGUANI tek mjeku amë gjinekolog sepse nuk kanë të drejtë të ju marrin para, ato paguhen nga Fondi, paratë u’a marrin në të zezë, paraqitni për korrupsion dhe xhironi me telefon…. Shpërndaje të informohen të gjitha gratë ju lutem!” shkruan gruaja shtatzënë e cila ka filluar që të shpërndajë edhe në rrjetet sociale.

Ndryshe mjekët amë gjinekolog thonë se disa harxhime nuk i mbulon fondi.

Nga Fondi i Shëndetësisë gjithmonë kanë thënë që mos paguani, por asnjëherë nuk kanë marrë masa për parandalimin e këtij korrupsioni klasik.

Loading...