Muhamedi: Komiteti Greqi – Maqedoni do të shlyejë referencat identitare historike të shqiptarëve në Maqedoni
Publicisti Nijazi Muhamedi me rastin e fillimit të Komitetit të përbashkët Maqedoni – Greqi për zbatimin e pikave të Marrëveshjes së Prespës thotë për INA se ky komision do të fshijë referencat identitare historike të shqiptarëve në Maqedoni.
“Ajo që do bëjë komisioni miks greko-maqedon në vijë të zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Prespës është rekomandim që rrjedh prej saj, por ekspertët greko-maqedonas do ta kenë edhe njëherë kënaqësinë e tyre që të ulen bashkë e të definojnë më thellë dhe institucjonalisht jo vetëm mekanizmat e futur në Marrëveshjen e Prespës në mohimin dhe fshirjen e referencave identitar-historike të albanitetit në Maqedoni, por edhe ta konsolidojnë dhe afirmojmë që nga mosha 7 vjeçare gjer në 77 çarjen e madhe identitar e ndërmjet shqiptarëve në Maqedoni dhe identitetit panshqiptar, duke socializuar “identitetin e ri” zyrtar të sllavizuar etnikisht e politikisht të shqiptarëve në Maqedoni nga shkolla gjer në dy Universitetet dygjuhëshe(pra, jo shqiptare si manipulohet)”, thekson Muhamedi.
Sipas tij, historia, posaçërisht, dhe gjeografia sidomos, po muzika, njohuri natyra, janë bazat dhe kryereferencat mbi të cilat ngritet, evoluon dhe afirmohet një identitet etnokulturor që ngritet në identitet kombëtar. Dhe se rrënimi i këtyre bazave dhe kryereferencave në sistemin arsimor në Shtetet multietnike përbën rrënimin e mohimin e identitetit të popullit që ndajnë një shtet me tjetrin…”.
Më 10 shtator është formuar Komitet i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve (KPIE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa sot është takimi i parë.