Najçevska me kritika ndaj Qeverisë: Çfarë është ky budallallëk, Gruevskin duhet ta lusim të shkojë në burg?

Shpërndaje

Aktivistja e njohur politike, si dhe ekspertja për çështje juridike, Mirjana Najçevska, ka kritikuar ashpër qeverinë për mos arrestimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, si dhe pse duhet të pritet deri ditën e hënën që Gruevski të dorëzohet vetë në burg, kur ai nuk u dorëzua edhe pas shumë përpjekjeve të shërbimeve policore për dorëzimin e vendimit, njofton Infomagazin.

”Çfarë është ky budallallëk që pritet deri të hënën. Cili dredha-dredha. Personat e dyshuar për vepra penale janë rrëmbyer nga forcat speciale dhe janë të lidhur në pranga dhe janë dërguar në paraburgim, ndërsa kriminelin e dënuar duhet ta lusim që ai të vijë të vuajë dënimin me burg?
Pastaj, shërbimet nuk punojnë në fundjavë. Hajde ju lutem mos na bëni budallenjë në një tru të shëndetshëm. Çfarë është ajo, njerëzit nuk burgosen në fundjavë? Në fundjavë nuk ka gjyqtarë? Apo në fundjavë mund të kryhen krime?

Në Ligji për Zbatimiin e Sanksioneve bëhet fjalë për procedurë urgjente dhe aty shkruan se menjëherë duhet të shfrytëzohet edhe forca nga ana e MPB-së. Pse nuk zbatohet ligjin në këtë rast? Dhe, jam shumë e interesuar, nëse arratistet Gruevski nga vendi, ado të vazhdojë të jetë edhe më tutje deputet? Dhe përmes postës do t’ia dërgojmë pagën?”, shkruan Najçeska në profilin e saj në Facebook, njofton Infomagazin.

Përndryshe, edhe pse në Kuvendin e Maqedonisë, nuk u arritë shumicë e dy të tretave për marrjen e mandatit të Gruevskit, e hëna është dita e fundit që Gruevski të paraqitet në burgin e Shuto Orizares, i cili duhet të vuaj dy vite burg për shitjen e Mercedes-it luksoz, gjegjësisht në rastin ‘Tank’. Ndryshe, shteti duhet të lëshojë urdhër arresti nëse ai nuk dorëzohet.

Loading...