Ndryshimet kushtetuese, Komisioni diskuton amendamentin e fundit

Shpërndaje

Amendamentet e propozuara për ndryshmet kushtetuese do të ketë hapësirë që edhe një herë të shqyrtohen me ekspertë dhe përfundimi i tyre të jetë i kënaqshëm për të gjithë qytetarët e vendit. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, gjatë arsyetimit të propozim amendamentit të katërt, para deputetëve në Komisionin për çështje kushtetuese. Zaev tha se me amendamentin e katërt dhe të fundit, sigurohet mbrojtja e qytetarëve maqedonas dhe vlerave të tyre kudo që ata jetojnë.

Zoran Zaev, kryeministër: “Pika një, Republika e mbron, garanton dhe trajton trashëgiminë kulturore të popullit Maqedonas. Pika dy, Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë ose qëndrojnë jashtë vendit dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun. Pika tre, Republika kujdeset për pjesëtarët e popullit maqedonas që jeton jashtë vendit. Pika katër, Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drerjtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e tyre të brendshme. Me këtë amendament, siç është propozuar, ndryshohet neni 49 i Kushtetutës”.

Por, deputeti i Alencës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, nënvizoi se edhe në këtë amendament, shqiptarët shihen si qytetar të kategorisë së dytë, si qeraxhinj dhe si përqindje.

Syrija Rashidi, Aleanca për Shqiptarët: “Tash ndodhemi përpara një amendamenti tjetër, i cili për fat të keqë e forcon edhe njëherë këtë ndarje, apo këtë përshtypje të pronarit dhe qeraxhiut në vend”.

Nga VMRO-DPMNE, deputeti Vllatko Gjorçev vazhdoi akuzat ndaj pushtetit se në Marrëveshjen me Greqinë, i kanë shitur lirë interesat maqedonase.

“Marrëveshjen e keni asimetrike, për shkak se Greqia nuk e ndryshon Kushtetutën. Ja Kusghtetuta e Greqisë. Pyetje deri tek prëfaqësuesit e Qeverisë, a e ndryhson greqia Kushtetutën, nuk e ndryshon. A do të gjinden në greqi 101 deputetë nga 150 për ta shtypur butonin me lehtësi, nuk do të gjinden. Port do të gjinden në Maqedoni”.

Ndërsa, koordinatorja e deputetëve të pavarur të dalë nga VMRO-DPMNE, Elizabeta Kamçevska Milevska, tha se procesi është nisur pa konsensus kombëtar, por se edhe tani nuk është vonë për një gjë të këtillë.

Elizabeta Kamçevska, deputete e pavarur: “Nuk është fundi i këtij procesi, Qeveria për shkak se e shtyn këtë proces duhet tël angazhohet në këtë perudhë të përpiqe të gjejë koncensus për këtë çështje”.

Pas votimit në komisionin për çështje kushtetuese, amendamentet do të diskutohen në seancë plenare dhe më pas do të kthehen për shqyrtim në diskutim publik, ku edhe mund të pësohen ndryshime dhe plotësime. Qëllimi i këtyre ndryshimeve kushtetuse është implementimi i Marrëveshjes me Greqinë për emrin, me të cilin mundësohet qasja e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Loading...