Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni dhe mohimi i realitetit të krijuar
Nga, Abdulla Mehmeti
Një qeveri që nuk e njeh realitetin e ri të krijuar, nuk mund të sigurojë ardhmëri për vetveten, jo më të sigurojë jetë për të gjithë dhe të ardhme më të mirë për qytetarët e shtetit!
Si ka mundësi që Qeveria e Maqedonisë të mos i përfshijë në ndryshimet e reja kushtetuese çështjet të cilat janë të domosdoshme të përfshihen, pasi që është krijuar realiteti ri pas ndryshimeve të fundit kushtetuese të vitit 2001, si:
1. Pavarësia e Republikës së Kosovës, të cilën e ka njohur Republika e Maqedonisë dhe detyrohet ta rregullojë këtë çështje me Kushtetutë, si shtet fqinj me të cilin kufizohet Maqedonia Veriore.
2. Çështja e arsimimit të lartë universitar në gjuhën amtare shqipe, pas miratimit të Ligjit për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, në vitin 2004, si dhe themelimin e institucioneve të tjera të arsimit të lartë me mësim në gjuhën shqipe, si Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti „Nëna Terezë“ etj.
Rastet tjera le t’i hulumtojnë ekspertët e së drejtës kushtetuese!