Nëse Gruevski fiton azil, ndërpritet rruga e Maqedonisë drejtë BE-së

Shpërndaje

Në rast se ish kryeministri Nikolla Gruevski fiton azil në Hungari ose në ndonjë vend anëtarë të BE-së, sipas ekspertëve në vend, Maqedonia do të përballet me një tjetër sfidë në rrugën euroatlantike.

Nëse autoritetet hungareze pranojnë kërkesën e Gruevskit dhe i japin azil, Maqedonia nuk mund të jetë anëtare e BE-së, ose më saktë vendi do të numërohet në kategorinë e vendeve jo të sigurta. Kur një politikan i rangut të lartë ndihet i pasigurtë dhe ndaj tij po bëhet diskriminim politik sipas ekspertëve janë sinjale se vendi nuk plotëson kriteret për hyrje në BE shkruan ‘Nova Makedonija’ transmeton Zhurnal.mk

Ky zhvillim i ngjarjeve e sjellë Maqedoninë në rezik pas vetos greke, kjo rrugë do të përballet edhe me veton hungareze për arsye indirekte. Ekspertët thonë se në rast se autoritetet atje i miratojnë azilin atëherë kjo do të ketë pasoja negative edhe në procesin e skriningut të kapitulit të 24 ‘Drejtësi, liri dhe siguri’ dhe kështu do të sjellë rastin që të mos marim rekomandim për anëtarësim në BE.

Profesori universitar Lazar Lazarov thotë se ndodhitë hipotetike janë të lidhura me mundësinë që Nikolla Gruevski të fitojë azil në Hungari dhe gjithë kjo do të sjellë pasoja të rënda në procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

“Pa marrë parasysh që bëhet fjalë për Hungarinë që është shtet që kohët e fundit ashtu si Polonia ka qenë nën kritika të vazhdueshme nga Brukseli dhe gjithmonë nën presion për shkak të politikave dhe ndikimit të pushtetit ndaj mediave dhe gjyqësorit megjithatë në rast se i miratohet azili Nikolla Gruevskit, ky do ishte një rast që do të dëmtonte shumë Maqedoninë”, vlerëson kështu profesori Lazarov.

Sipas tij, me këtë rast sistemi i drejtësisë në vend do të kishte një tjetër njollë sepse do bëhej vend i pasigurtë dhe praktikisht do të kthehej e gjitha mbrapa sin ë raportin e nënvizuar nga grupi i ekspertëve të Pribes.

Loading...