Nga Mali i Zi, Gruevski ka vijuar rrugën për në Serbi
Çështja Gruevski është një nga tematikat më të diskutuara në Ballkan ditët e fundit. Mënyra se si ai është ndihmuar për tu larguar në Hungari dalë-ngadalë po zbulohet.
Ai ka kaluar nga pika kufitare e Hanit të Hotit, ndërsa është ndihmuar nga amabasada hungareze, gjë kjo e konfirmuar nga policia. Nga Mali i Zi dyshohet se Gruevski ka vijuar përmes rrugës tokësore, duke arritur në Serbi.
Një version i ngjarjes është se në Serbi, Gruevski është pritur dhe shoqëruar nga pjesëtarë të inteligjencës serbe.
Opozita serbe e akuzon Vuçiç se ka ndihmuar Gruevskin të kalojë kufirin në Hungari, ku ai tashmë ka përfituar azil.
Loading...