Nis shënimi i 100 vjetorit të paqes mes Francës dhe Gjermanisë në Paris (LIVE)

Shpërndaje

Presidenti i Francës, Emanuel Macron së bashku me bashkëshorten e vet dhe gardën cermoniale ka pritur udhëheqësit e botës para përkujtimit të 100 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në mes Francës dhe Gjermanisë, armëpushim ky që solli përfundimin e luftës së parë botërore më 1918.

Aty po vazhdojnë të mbërrijnë ambasadorët dhe shefat e delegacioneve, kryetarë të shteteve dhe të organizatave ndërkombëtare.

Udhëheqësit do të marrin pjesë në ceremonitë e kryesuara nga Presidenti francez Emmanuel Macron, që do të arrijnë kulmin në ‘Harkun e Triumfit’ dhe do të përfundojnë me një Forum Paqeje.

Rreth 70 krerë shtetesh dhe qeverish po përkujtojnë sot në Paris fundin e Luftës së Madhe, në një akt që synon të ringjallë mulikulturalizmin gjithnjë e më shumë të kërcënuar nga nacionalizmat.

I pranishëm në këto ceremoni është edhe presidenti Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në këto ceremoni marrin pjesë Donald Trump, Angela Merkel, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe liderë të tjerë nga e gjithë.

Video Live KËTU

Loading...