Nuk dekretohet Sandër Lleshi, Meta: S’më bindi për t’i dhënë besimin!

Shpërndaje

Afati 7 ditor i Kushtetutës për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi që ishte një propozim i kryeministrit Edi Rama pas dorëheqjes të beftë të Fatmir Xhafaj skadoi në mesnatën e së premtes.

Por Presidenti Meta është shprehur zyrtarisht për këtë çështje vetëm sot pasdite, duke njoftuar se ka refuzuar të dekretojë Lleshin, pasi sipas tij “nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”.

Ndërkohë, mësohet se Meta e ka pritur Lleshin në një takim në zyrën e tij këtë të shtunë, duke ia komunikuar edhe ballë për ballë vendimin e tij negativ.

Edhe pse Kushtetuta nuk i linte asnjë hapësirë Presidentit për t’u shprehur kundër apo për të rrëzuar kandidaturën, Presidenti vendosi të refuzojë propozimin e kryemininistrit Edi Rama, duke shënuar në këtë mënyrë precedentin e parë që një kryetar shteti nuk shprehet pro propozimit të kryeministrit për një ministër.

Ende mbetet mister se çfarë do të ndodhë pas këtij vendimi të Kreut të Shtetit, teksa analistët e lidhin mosdekretimin e Lleshit edhe me emrin e kryetarit të ri të KLSH-së që pritet të kalojë për votim në fund në Kuvend, aty ku mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka shumicën.

Loading...