Pamjet tronditëse nga protesta: Polices i këputen 4 gishta…(Video)

Shpërndaje

6 efektivë policie kanë mbetur të plagosur nga protesta që degjeneroi në dhunë para Kuvendit të Shqiperisë. Bëhet e ditur se zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, është mes të plagosurve.

Por dëmtimet më serioze i ka marrë një police femër e grupit “Shqiponja”. Drejt saj protestuesit kanë qëlluar me mjete të mprehta. Në këtë moment efektivja, në tentativë për të shmangur demtimet në kokë, ka vendosur duart përpara dhe kjo i ka shkaktuar dëmtime serioze në gishtat e njërës dorë.

Në videon e publikuar nga Vizion Plus, ajo dukej e gjakosur. Ende nuk është sqaruar zyrtarisht gjendja e saj, por burime për Vizion Plus thanë fillimisht se efektivja rrezikon të humbasë gishtat dhe për këtë arsye është futur në sallën e operacionit.

Policia konfirmoi më pas se asaj i janë këputur 4 gishta nga kapsollat. Një tjetër polic ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.

Loading...