PE votoi për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria

Shpërndaje

Eurodeputetët i kanë miratuar dy amendamentet të cilët kërkojnë nga Hungaria të ekstradojnë ish kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni.

Grupi i socialdemokratëve dhe Të Gjelbërve para disa ditësh dorëzuan disa amendamente në këtë temë, por druhej se ai i Të Gjelbërve nuk do të kalojë për shkak të fjalorit më të ashpër.

Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetët e Të Gjelbërve, Judit Sargentini përveç që kërkon ekstradim, tingëllon se Gruevski ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë që t’i shmanget dënimit me burg dhe e konsideron si mënyrë e përzierjes në punët e brendshme të Maqedonisë veçmas ndaj gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës në vend.

Në intervistën për MIA, Sargentini dje ka deklaruar se ky fjalor është “shenjë” e “sinjalit politik” se Parlamenti Evropian me këtë tregon “karakter”.

“Atë që Hungaria e bën është përzierje në punët gjyqësore të një vendi e cila po mundohet të bëhet anëtare e BE-së. Kjo nuk është konstruktive”, ka deklaruar dje Sargentini për MIA.

Socialdemokratët kanë dorëzuar dy amendamente për azilin e Gruevskit dhe që të dy janë miratuar sot. Me këto amendamente, Parlamenti Evropian vë në dijeni se Nikolla Gruevski ka fituar “proces gjyqësor transparent” e vërtëtuar nga më shumë instanca gjyqësore dhe rikujton se ai është i involvuar edhe në pesë hetime tjera penale.

Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë të gjitha amendamentet greke, përfshirë edhe ata që kërkuan të fshihet fjala “maqedonas” nga raporti si dhe amendamenti i deputetes greke që kërkonte në Rezolutën për Maqedoninë të përfshihet dalja e ulët në referendum.

Është miratuar edhe amendamenti i grupit të Të Gjelbërve për rrezikimin e mjedisit jetësor përmes disa projekteve infrastrukturore. Parlamenti Evropian kërkon të suspendohen projektet në parkun nacional “Mavrovë” derisa nuk kompletohet “Vlerësimi strategjik për mjedisin jetësor” në pajtueshmëri të plotë me legjislativin evropian për mjedis jetësor.

Rezoluta e raportuesit Ivo Vajgël është miratuar me 460 vota për dhe 116 kundër.

Loading...