Pedagogu trafikant, Dekani i Ekonomikut: Dritan Shorja me CV-i të pasur

Shpërndaje

Rektorati i Universitetit të Tiranës ka pezulluar pedagogun e Fakultetit të Ekonomisë, Dritan Shoraj. Kjo masë vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 40 ditë për pedagogun dhe doktorin e shkencave.

Dritan Shorja, u arrestua nga policia shqiptare me kërkesë të drejtësisë italiane, e cila e ka dënuar atë me 4 vite burg me akuzën e trafikut të drogës. Shorja do ekstradohet për të vuajtur dënimin në Itali. Po si ka mundur të hyjë në shkallët më të larta të arsimit universitar publik. Shorja punonte si pedagog në Universitetin e Tiranës.

Atje Top Channel kërkoi dosjen e tij. Në Fakultetin Ekonomik gjetëm urdhrin e pezullimit dhe CV që pedagogu kishte paraqitur. Ai rezulton të ketë ndjekur gjimnazin nga viti 1985 deri ne 1989 dhe pas 13 vitesh është futur në një universitet privat ku ka ndjekur studimet nga viti 2002 deri në 2006. Në 2010 përfundon doktoraturën duke marrë titullin doktor shkencash në ekonomi. Përveç punës në doganat shqiptare para vitit 2013, Shorja ka punuar në disa biznese të tija private si dhe pranë ish-Kompanisë “Belleair”.

Ndërsa dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule shpjegon se Dritan Shoraj ka një jetëshkrim të pasur. Ai nuk nxitohet të shprehet, pasi gjithçka është në dorë të autoriteteve të drejtësisë.

“Nëse qëndrojnë gjithë ato sa fliten, atëherë Dritan Shoraj nuk ka më punë me ne, nuk punon dot si pedagog, jo vetëm tek ne po në asnjë fakultet”, shprehet Dhori Kule./T.Ch/

Loading...