Përplasje fizike mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës
Deputetët Frashër Krasniqi i PSD-së dhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes kanë pasur një përplasje fizike pas emisionit Rubikon në KTV, jashtë ndërtesës së televizionit.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me dy të apostrofuarit. Teksa Sveçla nuk ka dashur të komentojë gjatë duke hedhur poshtë se ka pasur përplasje fizike por ka thënë se ka pasur veç fjalosje, deputeti Krasniqi nuk ka qenë i qasshëm në thirrjet telefonike.
Autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ka thënë se gjatë emisionit të sotëm për dialogun me Serbinë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme dhe se emisioni ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.
Pas përleshjes së sontme në emisionin Rubikon në Ktv mes dy deputetëve Frshër Krasniqi nga PSD dhe Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje, Zëri.info ka arritur të kuptoj shkakun e këtij incidenti.
Sipas një burimi të këtij mediumi ka qenë deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ai cili fillimisht e ka provokuar Xhelal Sveçlën duke i thënë se “frizura po të rrinë mirë”.
Pas këtyre fjalëve, sipas burimit, Krasniqit i ka reaguar Sveçla duke e ofenduar dhe sharë dhe pas kësaj ka nisur përleshja fizike.
“Frashër Krasniqi i ka thënë Xhelalit frizura po të rrin mirë. Pas këtyre fjaëve ka reagar Xhelali duke e ofenduar dhe sharë Krasniqin. Dhe këtu ka nis përlshja”,ka thënë ky burim.