Policia në këmbë, nis kërkimin për arrestimin e Nikolla Gruevskit (Video)

Shpërndaje

Gjykata penale në Shkup sot pasdite parashtroi deri SPB Shkup kërkesë për shpalljen e fletarrestit kundër ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

“Gjykata Themelore Shkup 1 lëshoi urdhër arrest për Nikolla Gruevskin dhe më 12 nëntor 2018 në orën 16.30, e ka dorëzuar në Sektorin për punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar urdhër arrestin. MPB-ja, menjëherë pasi i është dorëzuar ka nisur kërkimin”, thuhet në kumtesën e gjykatës.

Para pak çastesh policia ka qenë tek banesa e ish kryeminstrit Nikolla Gruevskit me urdhër të Gjykatës penale në Shkup.

Por siç duket Gruevski nuk ishte tek banesa dhe policia largohet pas disa minutave nga vendi ngjarjes.

Shikoni videon tek banesa e Nikolla Gruevskit:

Loading...