Pranga për dy të dyshuarit në Tetovë, policia kërkon edhe 4 të tjerë (Video)

Shpërndaje

Sapo janë arrestuar dy të dyshuar për krismat në Tetovë mëson TetovaSot nga burimet brenda MPB-së. Edhe zëdhënsi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi për TetovaSot konfirmon se dy janë të arrestuar dhe policia po kërkon edhe personat tjerë që janë bashkëpjesmarrës për prishjen e rendit.

“Po janë arrestuar dy të dyshuar deri tani, policia po kërkon edhe personat tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje, të lënduar nuk ka, dhe pritet që ngjarja të zbardhet së shpejti” thotë Rexhepi për TetovaSot.

Ndryshe sonte ka pasur krisma në qendër të Tetovës ku siç mësohet janë gjuajtur nga vetura ku disa plumba kanë përfunduar në disa lokale afër qendrës.

Loading...