Prej nesër qytetarët e Bosnjës dhe Maqedonisë do të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime

Shpërndaje

Marrëveshja mes Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës dhe Qeverisë së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dy vendeve, prej nesër (1 dhjetor) hyn në fuqi.

Nga e njëjta ditë (1 dhjetori) qytetarët e të dy vendeve në shtetet përkatëse do të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministrat e Punëve të Jashtme i Bosnjës e Hercegovinës Igor Crnadak dhe i Maqedonisë Nikolla Dimitrov më 12 mars të këtij viti.

Ministrat në mars janë marrë vesh që marrëveshja të hyjë në fuqi 30 pas pranimit të raportit të fundit me shkrim, se janë plotësuar procedurat e brendshme ligjore.

Konfirmimi i fundit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH është pranuar në Ambasadën e Maqedonisë më 23 tetor dhe si datë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes është caktuar 1 dhjetori i vitit 2018.

Loading...