Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vizitë në Manastir

Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vizitë në Manastir për të përkujtuar 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Me shumë emocion rikthehem në qytetin e mrekullueshëm të Manastirit, për të përkujtuar së bashku me vëllezërit shqiptarë në Maqedoni, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, këtë ngjarje historike për kombin tonë, që i bashkoi të gjithë shqiptarët rreth Alfabetit të gjuhës shqipe duke i paraprirë shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë.🇦🇱

Mirënjohje të përjetshme patriotëve, veprimtarëve dhe përfaqësuesve më të spikatur të Rilindjes sonë Kombëtare, Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Shahin Kolonja, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Sotir Peci, Taqi Buda, Nyzhet bej Vrioni dhe Parashqevi Qiriazi, të cilët i dhanë zgjidhje një problemi madhor të kulturës kombëtare, Alfabetit të gjuhës shqipe.
Lavdi të përjetshme Kongresit të Manastirit që i dha jetë Alfabetit tonë dhe përjetësoi gjuhën shqipe.🇦🇱

Loading...