Qytetarët: Ikja e Gruevskit, marrëveshje me pushtetin (Video)

Shpërndaje

Vetëm fajtorët ikin nga përballja me drejtësinë. Kështu thonë qytetarët duke i komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me ikjen e Gruevskit nga organet e rendit dhe drejtësisë. Në një anketë për Alsat qytetarët fajësojnë policinë dhe shërbimet e shtetit për paaftësi për ta kapur Gruevskin. Madje disa nga ta dyshojnë se pushteti ka marrëveshje me Gruevskin që ta lënë të lirë.

“Përderisa të ia mundësojnë gjyqësori dhe policia jonë ai do të ikë. Kjo më duket sikur të ketë arritur ndonjë marrëveshje përndryshe ai është dashur që të enjten të hyjë në burg. Ne e thuamë një fjalë, fajtorët ikin ndërsa të drejtët qëndrojë!”

“Nuk po vlejnë as ligjet e asgjë. Dikush mund të fshehët e dikush për ndonjë punë shumë të vogël menjëherë e arrestojnë ndërsa dikush me miliarda euro, nëse është e saktë, mund të fshihet që askush të mos mund ta arrestojë. Kjo nuk i ngjanë një shteti atëherë. Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin.”

“Nuk është në rregull të largohen. Duhet të lajmërohen. Qytetarët e thjeshtë i arrestojnë për asgjë, e ai është i pasur, me para mund të blejë gjithçka.”

“Ata që duhet të mendojnë se kush është fshehur, ia kanë lejuar që të ikë. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi.”/ALSAT

Loading...