Qytetarët për tre ditë pinë ujë të ndotur në Strugë (Video)

Shpërndaje

Për të tretën ditë me radhë banorët e Strugës janë duke pirë ujë të turbullt dhe në momente ujë me ngjyrë kafeje. Këtë e regjistroi edhe kamera e Alsat-it, ku shihet dallimi drastik në ngjyrën e ujit të mbushur nga çezma dhe uji në shishe.

Sipas analizave të Qendrës së Shëndetit Publik nga Ohri, është konstatuar rritje e nivelit të papastërtisë me vlera dukshëm më të mëdha sesa ato të parashikuara me ligj.

Prej atje shprehen se uji nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit dhe fshatrave që janë përfshirë në këtë ujësjellës nuk është i sigurt në aspektin shëndetësor dhe nuk duhet të përdoret për pije.

Qytetarët janë të revoltuar me situatën e këtillë dhe fajin ua adresojnë autoriteteve lokale.

Kanë reaguar edhe hotelierët, të cilët thonë se kjo e vështirëson edhe punën e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që në Strugë pas reshjeve të dendura të shiut të vjen deri te turbullimi i ujit te burimet prej ku furnizohet qyteti dhe deri tani nuk ka zgjidhje për këtë problem./alsat/

Loading...