Rama me Lindën tek Meta, krah… Skënderbeut (Foto)
Shpërndaje
Presidenti Ilir Meta ka organizuar një ceremoni në Pallatin e Brigadave, me rastin e “Ditën e Flamurit”.
Në të merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë të shtetit, duke nisur nga kryeministri Rama, tek kryeparlamentari Ruçi.
Kryeministri në këtë festë shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda, ndërkohë që nuk dihet nëse në ceremoni ka qenë bashkëshortja e Metës, Monika.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se, Shqipëria duhet të zgjidhë çështjet e emigracionit, ndërsa tha se “kjo është kambanë alarmi për klasën politike”.
“Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”, u shpreh Meta./Tema
Loading...