Rama: Sot mund të kishim një dëshmore në polici, Ina Nuka profesioniste

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama iku përgjigj akuzave të opozitës në lidhje me profesionalizmin e polices Ina Nuka që u qëllua me kapsolle në proteste duke pësuar dëmtime serioze në gishtat e dorës.

Rama pohoi se efektivja 24 vjecarë mund të kishte humbur jetën dhe të bëhej dëshmore në protesten para kuvendit nëse nuk do të kishte reaguar shpejt.

“Një efektive e Policisë së Shtetit mund te kishte humbur jetën 48 orë më parë. Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuarm u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lendeve plasëse, që kodi penal e dënon si krim të rëndë,. Ajo vajza dhe shumë të rinjtë tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të policisë së shtetit.Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së të reja dhe të rinjve të shkolluar në akademinë e ri çelur të sigurisë. Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendësueshëm për Policinë e Shtetit.

Deklaratat në përgjigje të qëndrimeve të fundit te Bashës dhe eksponenteve të tjerë të PD në lidhje me profesionalizmin e pakët të polices Ina Nuka, kreu I qeverisë I bëri gjatë një aktivitetin në sheshin “Nënë Tereza” për shtimin e flotes se policisë me mbi 143 mjete të reja.

Loading...