Rama uron mirmëngjesin me një mesazh nga Lorik Cana

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare Lorik Cana, duke përcjellë një mesazh për librin.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë mesazh të bukur të Lorikut që i është bashkuar nismës #TakohemiPerNjeLiber, një nga seritë e shumta të aktiviteteve në funksion të Lëvizjes Kombëtare për Lexim, ju uroj një javë të mbarë ”, shkruan kryeministri.

Ndërsa Cana vjen ndryshe nga herët e tjera, jashtë fushës së gjelbër. Ai ka zgjedhur të sjellë disa vargje të Mithat Frashërit nga zyra e tij.

“Takohemi për një libër. Ne mund të gjejmë vendin dhe kohën për t’i lexuar njëri-tjetrit. Unë zgjodha një ditë pune, zyrën time dhe një vepër e Mithat Frashërit. “Cilat janë themelet e moralitetit dhe virtytit, domethënë e sjelljes sonë dhe idealit absolut kundër njerëzisë. Është frika, injoranca, errësira, interesat që na inspirojnë këta mendime të lartë dhe na shtyjmë t’i observojmë duke bërë theori, duke shkelur bërtitjet e kafshërisë, egoizmës dhe kotësisë apo është inteligjenca jonë dhe dija, ajo inteligjencë dhe dije që i japin dritë zemrës”, thotë Lorik Cana.

Loading...