Rama zbaton “planin B”, emëron Sandër Lleshin zv/ministër të Brendshëm
Mosdekretimi nga Presidenti Ilir Meta nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama që t’i dorëzojë Sandër Lleshit “timonin” e Ministrisë së Brendshme.
Ish-këshilltari i kryeministrit është emëruar sot në postin e zv/ministrit të Brendshëm dhe ai do të gëzojë komepetencat që para një jave i përkisnin Fatmir Xhafajt.
Ndërkohë nga mbledhja e Grupit të PS, mësohet se nesër në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare do të votohet shkarkimi i Xhafajt dhe Sandër Lleshi do të marrë kompetencat e ministrit.
Vendimi i Ramës për emërimin si zv/ministër të Sandër Lleshit vjen 24 orë pas takimit që ai pati në Presidencë me Ilir Metën.
Ky emërim pretendohej se mund të ndodhte, pasi kryeministri e kishte një “plan B” në rast të refuzimit nga Kreu i Shtetit për LLeshin dhe kështu e ka nxjerrë “blof’ Metën, me të cilin ka tani kanë një marrëdhënie të ngrirë, pasi mes tyre qëndrojnë pezull shumë çështje, si emërimi i drejtuesve të rinj të SHISH e KLSH-së, apo edhe dhënia e plotfuqishmërisë për bisedimet me Greqinë për çështjen e detit.
5 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)