Reflekse politike për ndryshimet kushtetuese aktuale në Maqedoni
Sa e njihni realitetin politik në Maqedoni?
Nga, Abdulla Mehmeti
Me rastin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, ata që i kundërshtojnë kërkesat e shqiptarëve për barazi të plotë në këtë shtet, le t’i pyesin mbrojtësin e konceptit të shtetit nacional, dhe sidomos drejtuesit e partive më të mëdha maqedonase, LSDM dhe OBRM-PDUKM (VMRO), NË CILIN CIKËL ZGJEDHOR DO TË DALIN SI PARTI TË VETME, për ta dëshmuar forcën e tyre në elektorat, përkrahjen dhe ndikimin e tyre tek qytetarët e këtij shteti, pa parti të tjera në koalicione të zgjeruara me dhjetëra parti të nacionaliteteve të tjera, të atyre turke, rome, vllehe, serbe, bullgare, boshnjake etj., përmes të cilave i fitojnë shumicën e mandateve të deputetëve të tyre në Parlament dhe mundësinë për formimin e qeverive në këtë shtet!
Për reflektim politik të qytetarëve shqiptarë:
CILA ËSHTË STRATEGJIA E GRUPIMIT TË NACIONALITETEVE TË TJERA NË KOALICIONET E PARTIVE POLITIKE MAQEDONASE?
Ky shembull vlen edhe për ciklet zgjedhore të mëhershme dhe të mëvonshme.
OBRM – PDUKM (VMRO-DPMNE)
Koalicioni i udhëhequr nga kjo parti, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014, përbëhej prej gjithsej 24 partive politike, prej të cilave:
– 13 parti politike maqedonase,
– 11 parti të nacionalitetit serb, turk, rom, vllah dhe boshnjak.
LSDM (SDSM)
Koalicioni i udhëhequr nga kjo parti, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014, përbëhej prej 9 partive politike, prej të cilave:
– 4 parti politike maqedonase,
– 5 parti të nacionaliteteve të tjera, rom, serb, turk, vlleh dhe boshnjak.
Së bashku, koalicionet e bllokut politik maqedonas i përbënin gjithsej 33 partive politike, prej të cilave:
– 17 parti politike maqedonase,
– 16 parti të nacionaliteteve të tjera, rome, serbe, turke, vllehe dhe boshnjake.
Të gjitha betejat politike në këtë shtet zhvillohen në dëm dhe kundër interesave të popullit shqiptar.
Mbajtja nën kontroll e partive politike të shqiptarëve, së paku deri më sot, e kanë ndihmuar këtë proces dhe vazhdojnë edhe më tej ta zbatojnë me përkushtim, për realizimin e interesave personale dhe grupore të udhëheqësve të këtyre partive, dhe me asgjë për interesat e popullit shqiptar, të elektoratit dhe votuesve të tyre!