Rrahje masive mes ‘Ballistëve’ dhe ‘Vojvodave’ në Tetovë

Shpërndaje

Pas festës së tifozëve të ‘Vojvodave’ të Teteksit në qendër të Tetovës e cila më vonë eskaloi situata ku tifozët e klubit Teteks-Tetovë kanë ofenduar shqiptarët. Nga informacionet jo zyrtare, një lexues i rregullt i portalit ALBAZONE informon se në korzon e maqedonasve ka pasur rrahje masive mes tifozëve të Shkendijes – Ballistëve dhe Teteksit – ‘Vojvodave’.

Gjithashtu gjatë përjleshjeve thuhet se ka pasur edhe xhama të thyera të disa lokaleve në atë pjesë.

Sipas informacioneve në vendin e ngjarjes ka ardhur një numër i madhë i policisë për të qetësuar situatën.

Kjo rrahje ka ardhur si pasojë e ofendimeve nga grupi i tifozëve ”Vojvodët” e skuadrës tetovare Teteksi e cila sonte pas festimit të 30 vjetorit të themelimit të klubit të tyre në qendër të Tetovës, e kanë bllokuar Sheshin Iliria rreth 30 minuta deri sa zgjati festa e tifozëve, ndezën fishekzjarre, dëmtuan parkun e qytetit dhe më e keqja ofenduan shqiptarët në bazë nacionale.

Nuk është hera e parë që grupi i tifozëve Vojvodët ofendojnë shqiptarët kjo ka traditë shum vjeçare, por vlen të theksohet se policia nuk ndërmori asnjë masë për parandalimin e fyerjeve që ua bënë shqiptarëve./alnazone.info/

Për rastin në fjalë portali ALBAZONE do të iu informojë për ngjarjen e sontme ne orët në vazhdim.

Loading...