“Rreth Mulla Sulës të përbashkuar…”

Shpërndaje

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFIM), Sulejman Rexhepi, po shndërrohet në figurë unifikuese, rreth të cilit gravitojnë politikanët shqiptarë në Maqedoni, kryesisht ata të BDI-së, madje edhe atyre që nuk honepsen fort mes veti. Kështu ka qenë edhe në pranimin e mbrëmshëm në hotel Aleksandar Palace, organizuar me rastin e Festave të Nëntorit nga Ambasada Shqiptare në Shkup. Kjo ka shkaktuar edhe komente dhe reagime në rrjetet sociale të llojit “Rreth Mulla Sulës të përbashkuar…”, duke futur nofkën e kryetarit të BFI-së në vargun e parë të himnit shqiptar./Lajm/

Loading...