Seanca për “Titanik 2” anulohet me kërkesë të Menduh Thaçit

Shpërndaje

Seanca e sotme për rastin “Titanik 2”, ku të akuzuar janë Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov, është anuluar.

Siç raportojnë disa mediume, arsye për anulimin e seancës ishte kërkesa e Menduh Thaçit, i cili ka dashur të lirohet në mënyrë që të merr pjesë në festën e Ditës së Flamurit në Tiranë.

Kjo duhej të ishte paraqitja e parë në opinion e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, pasi u arrestua dhe u paraburgos më 20 tetor.

Ndryshe, rasti “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të viti 2013, ndërsa i akuzuar është edhe ish-anëtari në KSHZ nga radhët e PDSH-së, Bedredin Ibraimi.

Loading...