Sela: BDI i ka shërbyer dhe i shërben përuljes, janë putha dorës klasik
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një deklartë për Alsat vlerëson se pamundësia për të faktorizuar shqiptarët buron nga partitë shqiptare në pushtet.
«Nuk është folklorizëm të mbrosh gjuhën e nënës dhe të kombit. Është mese e qartë se BDI i ka shërbyer dhe i shërben përuljes, janë putha doras të llojit të vet, klasik e aq më tepër që tani në kuadër të ndryshimeve kushtetuese kanë marrë rolin e udhëheqësve për të kundërshtuar të drejtat e shqiptarëve, është mese e qartë se ata përfaqësojnë klanet e interesit tyre, mbrojnë interesat e kujtdo qoftë tjetër përveç se të shqiptarëve», theksoi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.
Loading...