Sela: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur

Shpërndaje

Gjatë Programit 200 në Alsat, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Sela tha se ata si opozitë kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe se patën shancin më të mirë t’ia arrin qëllimit kur u deshën numrat për ndryshimet kushtetuese, por nuk e bënë sepse interesat e vendit janë më të mëdha se ato partiake.

Kërkojmë zgjedhje të përkohshme sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe këtë mund ta arrinim kur u deshën numrat për qasjen në ndryshimet kushtetuese por ne vlerësuam interesin që kemi ne si popuj në Maqedoni, stabilitetin regjional dhe hapjen e perspektivave të vendit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe të mos ngelemi një gropë e zezë në mes të Ballkanit, u shpreh Sela.

Loading...