Serbisë i vështirësohet importi për Kosovë, Qeveria fut në fuqi vendimin për mallra!

Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm që mbron interesat e prodhuesve vendor. Ekzekutivi ka miratuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila udhëhiqet nga Endrit Shala, që t’i vendoset masa prej 10% dy shteteve, Serbisë dhe Bosnjës. shkruan Indeksonline

“MTI propozon që të futet masa e importit e të gjitha produkteve të Republikës së Serbisë dhe Bosnjës dhe masa 10% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës, duke përjashtuar produktet me brendet ndërkombëtare. Molla, qumështi, mielli nga Serbia, biskotat, lëngjet, medikamentet, duhani, alkooli”, është deklaruar ministri Shala.

Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj ka theksuar se për të mbrojtur produktet vendore, në Mbledhjen e 74-të të Qeverisë, është miratuar vendimin për vendosjen e masave në importin e mallërave me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, përjashtuar brendet ndërkombëtare.

“Kemi miratuar, poashtu, Projektligjin për aderimin e Kosovës në shkollën rajonale për administratë publike (ReSPA), e cila do të avancojë statusin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe do të fuqizojë shkëmbimin e përvojave me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Me qëllim që të mbrohet ajri nga ndotja dhe për një ambient të pastër, kemi marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në ndërtesat e institucioneve publike. Po sot, është emëruar drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Akreditim në suaza të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë ai.

Ndërsa, zv/kryeministri, Enver Hoxhaj ka theksuar se ky propozim merr mbështetje të plotë nga qeveritarët.

“Serbia është duke shpërndarë shuma të mëdha parash që ta godas Republikën e Kosovës. Vendimi për masa ekonomike është vendim që mbron interesat e shtetit. Është përgjigjja më e mirë në raport me sjelljen e Serbisë karshi Kosovës. Ftoj qytetarët që sa më shumë të përdorin produkteve vendore”, ka deklaruar ai.

Loading...