Shala: Nuk do të hyjë asnjë produkt me “Kosovo Metohi”

Shpërndaje

Aleanca Kosovare e Bizneseve, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë e Industrisë, kanë hapur “Javët e Biznesit Kosovar 2018” me moton “Unë konsumoj produkte vendore. Po ju?”.

Gjatë këtij organizimi, Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, ka deklaruar se derisa ai të jetë ministër, në Kosovë nuk do të hyjë asnjë produkt që do të ketë mbishkrimin “Kosovo Metohi”, duke mos dashur që të flasë rreth taksës së fundit në raport me shtetin fqinj dhe i bëri thirrje konsumatorëve tanë që të konsumojnë produktet vendore.

I të njëjtit mendim ishte edhe Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznes, Agim Shahini, i cili deklaroi se ne si konsumatorë jemi fajtorë që nuk konsumojmë produktet tona, sepse sipas tij nëse arrijmë ta kthejmë konsumin në 100 përqind e zhvillojmë ekonominë e vendit.

Gjatë këtij takimi, Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi, u shpreh se pas vendosjes së taksës prej 100 përndind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, bizneset kosovare e kanë vërejtur menjëherë dobinë e saj.

Gjatë ditës së sotme bizneset vendore do të shtrojnë edhe “Drekën e Bereqetit”.

Loading...