Shefqet Krasniqi: Do të ligjërojë prapë në Xhaminë e Madhe

Shpërndaje

Imami Shefqet Krasniqi pritet tu kthehet ligjëratave në Xhaminë e Madhe.

Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com vetë Shefqet Krasniqi.

Madje ai ka thënë se kjo kërkesë i është pranuar edhe nga kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava.

E mërkura do të jetë dita e parë e ligjërimit të mulla Shefqetit në Xhaminë “Mehmet Fatih” të kryeqytetit.

“Po do t’i rikthehem ligjërimit, pas 4 vite e gjysmë”, tha Krasniqi.

Ai shpjegoi se ka bërë kërkesë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë për t’u rikthyer dhe se Këshilli i BIK e ka miratuar kërkesën e tij.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën time. Ndërsa këtë e ka miratuar edhe myftiu Naim Tërrnava”, theksoi Krasniqi.

Ai ka treguar se në Xhaminë e Madhe do të ligjërojë një herë në javë, siç ka ligjëruar më herët.

Por në lidhje me këtë temë, asgjë nuk po di Bashkësia Islame e Kosovës.

Zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu ka thënë më herët se s’ka njohuri që Krasniqi do të ligjërojë në Xhaminë e Madhe.

Loading...