Shefqet Krasniqi: Kurrë nuk ka bërë thirrje që kosovarët të bashkoheshin në luftën në Siri (Video)

Shpërndaje

Ish imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka akuzuar mediat dhe Qeverinë për akuzat e ngritura ndaj tij, për të cilat është shpallë i pafajshëm ditë më parë pas një procesi disavjeçar.

“Krejt çfarë i është bërë Shefqetit nga A deri në Zh e kanë bërë mediat. Aktakuza, që më është ngritur mua, që më është lexuar mua nga prokurori, ka qenë është bërë nga mediat”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

Krasniqi në Zona B ka thënë se kurrë nuk ka bërë thirrje që kosovarët të bashkoheshin në luftën në Siri, madje ka thënë se e ka bërë të kundërtën.

Ai ka cituar disa media që kanë shkruar për të ku është shkruar se vet ai ka përgëzuar të rënët nga Kosova në Siri.

“Jo more çfarë të thënë këtë”, është shprehur ai.

Krasniqi ka thënë se kur është marrë në pyetje nga policia, është akuzuar për deklarata nëpër rrjetin social Facebook.

“Unë kam një llogari zyrtare timen në Facebook, por në emrin tim janë edhe 50 të tjera ndoshta, për të cilat unë nuk jap llogari se çfarë shkruhet nëpër to”.

Loading...