Shilegov mundohet të arsyetohet: Kur flet Gjorçevi duhet të kalosh kohën me celular!

Shpërndaje

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov u është përgjigjur reagimeve të djeshme, pasi që i njejti ishte i filmuar duke luajtur lojëra në celularin e tij, gjatë debatit publik për masat kundër ndotjes së ajrit.

Ai u filmua duke luajtur lojë në celular gjatë kohës kur në foltore ishte deputeti i VMRO-së, Vllatko Gjorçev.

“Në Kuvend egziston Vllatko Gjorçevi. Kur flet ai, me fjalimet e tija të pavlera, duhet ti kaloni me ndihmesa të vogla siç janë celularët. Edhe për kundër faktit që veprimi ishte i pahijshëm dhe ndikon negativisht… Në realitet, egziston ndotje. Qyteti në vazhdimësi po merret dhe po punon kundër këtij problemi që po na tangon të gjithëve” – shkroi Shilegov.

Loading...