Shkupjanit i vidhet makina para syve teksa bëntë pazar!

Shpërndaje

Një qytetari të Shkupit i vodhën makinën gjatë kohës kur po bënte pazar në një dyqan në bulevardin Aradhet Partizane në Shkup.

Sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot V.N. (34) nga Shkupi ka raportuar në polici se në orën 1 të mesnatës, dy persona meshkuj i vodhën veturën e markës Ford Kuga me targa të Shkupit. Sipas denoncimit, hajdutët kanë shfrytëzuar neglizhencën e pronarit të veturës i cili e kishte lënë makinën duke punuar dhe kishte shkuar për të blerë produkte në dyqanin në afërsi.

Policia po merr masa për të gjetur personat dhe automjetin.

Loading...