Shpallja e ligjit për gjuhët dhe rratifikimin e marrëveshjes së Prespës, ushqim mashtrues për qytetarët!

Shpërndaje

Edhe një herë mbi shpalljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve !

Nga, Qenan Aliu

Miq të dashur,

Ligji për përdorimin e gjuhëve i sjellur në Kuvendin e RM-së ,siç jemi në dijeni një herë u refuzua për tu dekretuar nga Gjorgje Ivanov, Kuvendi konform procedurës për së dyti e vërtetoi të njëjtin tekst të ligjit. Edhe pas kësaj presidenti nuk e e dekretoi dhe i njëjti sipas normave ligjore nuk mund të shpallet në (,,Gazetën zyrtare të RM).

Pra edhe pse ligji është i sjellur, por pa DEKRET nuk ka ligj. Pa të ligji nuk mund të hyjë në qarkullim juridik. Edhe për ate që ka njohuri elementare mbi kushtetutën, plotësisht është e qartë se Presidenti ka shkelur kushtetutën sepse, sipas saj, kur kuvendi për së dyti aprovon tekstin e njëjtë të ligjit të kthyer ËSHTË I OBLIGUAR TA DEKRETOJ. Ai në kundërshtim me kushtetutën përveç vetos suspenzive aplikon edhe të ashtuqujaturën veton e xhepit.

Ajo që deklaronte Kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi se ligjin për gjuhët dhe ligjin për rratifikimin e marrëveshjes së Prespës do ta shpalli pas referendumit apo siç pohon ai për këtë nuk jam i kufizuar por duhet gjetur momentin-kjo ka të bëjë vetëm me PROPAGANDË. Edhe sikur të dërgohet ligji për shpallje në NP,,Gazeta zyrtare e RM,, pra edhe sikur të publikohet vetëm me nënshkrimin e kryetarit të kuvendit, i njëjti do të STOPOHET për zbatim nga Gjykata kushtetuese pas ndonjë iniciative eventuale për një kohë të shkurtër.

Pra nuk duhet të vihen qytetarët në lajthitje se mund të bëhet tjetër fare deri sa në këtë vendë të realizohen zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, e që pastaj do të duhet ligji të procedohet nga fillimi.

Ja pra, këto janë disa mënyra kur të drejtat e shqiptarëve futen në labirinthe të procedurave duke u keqpërdorur kompetencat në këtë rast nga kryetari i shtetit.

Kjo është pasojë e zbrazëtirave kushtetuese dhe një profili të presidentit siç është Gjorgje Ivanov, por pa haruar se ai është PRODUKT POLITIK KONSPIRATIV I VMRO_BDI-së.

Këtë jo që nuk e kanë në dijeni Zaevi, Ahmeti,Grubi apo Talat Xhaferi, por ata propagandojnë vetëm ushqim mashtrues për qytetarët që nuk janë në dijeni për procedurat në fjalë.

Bdi këtë labirinth e kishte të qartë edhe atëherë kur opininonin e mbërthyen me urime, urime historike.

Loading...